Bota

Facebook merr vendimin, llogaria e Donald Trump pezullohet për dy vite: Gjatë kësaj kohe do të analizohet çdo faktor

4 Qershor 2021, 16:58 Nga DOSJA
Facebook merr vendimin, llogaria e Donald Trump pezullohet për dy vite:

SHBA- Facebook ka deklaruar se do të pezullojë llogarinë e ish-Presidentit Donald Trump për dy vjet pas konstatimit, se ai shkaktoi kryengritjen e 6 Janarit në Capitol Hill. Dailymail shkruan se gjatë kësaj periudhe të pezullimit të llogarisë, Facebook do të shoh dhe analizojë nëse rreziku për sigurinë publike është tërhequr nga Trump. Në njoftim gjithashtu shkruhet se ata do të analizojnë të gjithë faktorët e jashtëm që ndikuan në dhunën e Capitolit, duke përfshirë këto trazirat e bëra, dhe rastet e dhunës.

“Duke pasur parasysh peshën e rrethanave që çuan në pezullimin e Trump, ne besojmë se veprimet e tij përbënin një shkelje të rëndë të rregullave tona që meritojnë dënimin më të lartë në dispozicion në protokollet e reja të zbatimit. Ne jemi duke pezulluar llogaritë e tij për dy vjet, efektive nga data e pezullimit fillestar më 7 janar të këtij viti. Në fund të kësaj periudhe, ne do të kërkojmë nga ekspertët për të vlerësuar nëse rreziku për sigurinë publike është tërhequr. Ne do të vlerësojmë faktorët e jashtëm, duke përfshirë raste të dhunës, kufizime në tubimin paqësor dhe shënjues të tjerë të trazirave civile”,tha nënkryetari i Facebook, Nick Clegg.

Por çfarë ndodhi në Capitol Hill në 6 janar? 

Më 6 janar, mijëra përkrahës të Trump u mbledhën në Uashington në një protestë kundër rezultateve të zgjedhjeve që nxorën fitues demkratin Joe Biden. Ata sulmuan me dhunë ndërtesën e Capitolit duke lënë të vdekur pesë vetë, përfshirë një polic.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dhuna ne capitol donald trump facebook nick clegg dhuna ne capitol donald trump facebook nick clegg

Sondazh

Poll