Bota

Kurti pas takimit me Dendias: I kërkova njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen  

4 Qershor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Kurti pas takimit me Dendias: I kërkova njohjen e pavarësisë

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili vizitoi Kosovën ditën e sotme, që Greqia të njohë pavarësinë e saj. Në njoftimin e zyrës së kryeministrisë thuhet se, ata gjithashtu kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, në të cilin Kurti i deklaroi Dendias, se Prishtina duhet të trajtohet si e barabartë. Nga ana tjetër, Dendias i premtoi Kurtit se Greqia do të përkrahë dhe ndihmojë Kosovës në rrugën e saj evropiane, si dhe në liberalizimin e vizave.        

“Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të jetë për dialogun e ardhshëm që duhet të jetë parimor, e ku Kosova do të trajtohet palë e barabartë. Ai përsëriti kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti helen dhe theksoi rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ministri i Jashtëm Dendias tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave dhe se do të përkrahë e ta ndihmojë Kosovën në rrugën europiane dhe euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për media të Kryeministrit.

LAJMI KRYESOR: Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias viziton sot Prishtinën! Takohet me zyrtarët e lartë të Kosovës (AXHENDA)

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti nikos dendias ne kosove nikos dendias viziton prishtinen albin kurti nikos dendias ne kosove nikos dendias viziton prishtinen

Sondazh

Poll