Bota

Zhdukja misterioze e shefit të anti-drogës Rudolf Elezoviç, dalin në dritë DETAJE të reja: Është larguar me dokumente fa

4 Qershor 2021, 15:42 Nga DOSJA
Zhdukja misterioze e shefit të anti-drogës Rudolf Elezoviç,

SHKODËR– Detaje të reja janë zbuluar nga zhdukja misterioze e shefit të Antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç.

Sipas mediave serbe, Rudolf Elezović, pasi mësoi se anëtarët e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandë rreth dy tonë e gjysmë marijuanë e shënuan atë si një nga lidhjet më të rëndësishme në trafikun e drogës nga Shqipëria në Evropë, u arratis në një vend fqinj. Me dokumente të rreme, ka shumë gjasa të jetë arratisur drejt SHBA-së.

Kjo mund të jetë arsyeja pse  Elezoviç në Shqipëri nuk u shënua në asnjë nga pikat kufitare, pasi dokumentet e tij mbetën në shtëpi, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme. Sipas burimeve të Dnevni novini, ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale që janë në Shqipëri dhe i siguruan atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen e tij.

Dyshohet se kjo ngjarje kriminale për shefin e Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit ka të bëjë me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së. Sipas deklarimeve të disave nga të arrestuarit, Elezović dhe disa kolegë të tij më herët kanë bërë lëshime duke lejuar trafikun e sasive të mëdha të drogës. Sipas një prej të arrestuarëve, Elezović për çdo kilogramë të lëndës narkotike të trafikuar merrte përqindje të cilën me pas e ndante me kolegët. Të njëjtën histori e kanë treguar më së paku edhe dy të arrestuar të tjerë, por nuk dihet ende se sa të vërteta janë këto dëshmi.

Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime Elezoviç mund të jetë gjallë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic rudolf elezovic zhdukja e rudolf elezovic

Sondazh

Poll