Bota

Hoqi postimin e Presidentit që fliste për luftën civile, Nigeria merr hak, pezullon pa afat Twitter-in

4 Qershor 2021, 17:42 Nga DOSJA
Hoqi postimin e Presidentit që fliste për luftën civile, Nigeria

NIGERI- Qeveria e Nigereisë ka pezulluar përdorimin e rrjetit social Twitter në vend për një afat të pacaktuar. BBC shkruan se vendimi i Nigerisë erdhi pasi Twitteri disa ditë më parë kishte fshirë një postim të Presidentit të vendit Muhammadu Buhari, për shkak se ky i fundit kishte shkelur standartet e rrjetit social.

Njotimin për pezulimin e Twitter-it e ka dhënë Ministri i Informacionit në vend Lai Mohammed, i cili kritikoi më parë vendimin e rrjetit social për heqjen e postimit të Presidentit. Ky i fundit kishte postuar në Twitter, një shkrim për luftën civile të viteve 1967-1970, si dhe trajtimit të personave që kryejnë krime.

Ndërkohë që në lidhje me postimin e hequr, një zëdhënës i Twitter-it tha: Postimi ishte në shkelje të Rregullave të Twitter. Pronarit të llogarisë do t’i kërkohet të fshijë Tëeet-in shkelës dhe të kalojë 12 orë me llogarinë e tij në modalitetin vetëm për lexim. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota muhammadu buhari nigeria pezullon twitterin muhammadu buhari nigeria pezullon twitterin

Sondazh

Poll