Bota

“Serbia nuk dëshiron një konflikt të ngrirë”/ Aleksandër Vuçiç nuk e specifikon datën fikse të bisedimeve: Brenda d

4 Qershor 2021, 17:20 Nga DOSJA
“Serbia nuk dëshiron një konflikt të ngrirë”/

BEOGRAD-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që u bllokuan vitin e kaluar, do të rinisin brenda ditësh.

Vuçiç nuk e specifikoi datën, por tha se dialogu do të vazhdojë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe.

“Ne po flasim për ditë, jo javë. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim. Serbia nuk dëshiron një konflikt të ngrirë”, tha Vuçiç.

Vuçiç foli pasi të dërguarit e SHBA dhe BE vizituan këtë javë Serbinë dhe Kosovën si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar në zgjidhjen e një problemi të kahershëm.

Zëvendësndihmës sekretari i SH.B.A. Matthew Palmer dhe i dërguari i BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak, u takuan me Vuçiç të Enjten në Beograd pasi vizituan Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, më parë gjatë javës. Vuçiç përsëriti qëndrimin e Serbisë se çdo zgjidhje në të ardhmen për mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë duhet të jetë një kompromis.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim për zgjidhje kompromisi, por kurrë nuk jemi të gatshëm të flasim për poshtërimin e Serbisë”, tha ai,

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic dialogu kosove-serbi kosove matthew palmer serbi aleksander vucic dialogu kosove-serbi kosove matthew palmer serbi

Sondazh

Poll