Bota

“The Wall Street Journal”: Dronët e armatosur të Turqisë “ndryshuan lojën”, teknologjia dixhitale po zëvëndëson m

4 Qershor 2021, 16:40 Nga DOSJA
“The Wall Street Journal”: Dronët e armatosur të

SHBA- Mjetet ajrore të armatosura pa pilot me kosto të ulët si dronët SIHA, të prodhuara në Turqi, u bënë “ndërrues të lojës” në luftërat në Siri, Libi dhe Azerbajxhan.

“The Wall Street Journal” shkruan se këto mjete ajrore kanë ‘marrë stafetën’ duke lënë pas avionët të cilët përdoreshin më parë që kishin një kosto shumë më të lartë dhe nuk ishin aq praktik sa dronët. Ushtritë e vogla nëpër botë po u drejtohen këtyre mjeteve të cilat janë plotësisht të paisura më strategjike dhe efektive në sulm.

“Kjo taktikë e re e luftës, e cila shfaqi sukses në konfliktet rajonale vitin e kaluar, ndryshoi ekuilibrin strategjik rreth Turqisë dhe Rusisë. Teknologjia digjitale me kosto të ulët e prodhuar në Turqi ka shkatërruar tanke, automjete të tjera të blinduara dhe sisteme mbrojtëse në luftërat që Rusia ka marrë përsipër në Siri, Libi dhe Azerbajxhan. Këto dronë të armatosur janë aq efektivë sa ata që zotërojnë teknologji të lartë të pajisjeve luftarake me kosto të lartë, por janë më të lirë në çmim”, shkruhet në lajmin e gazetës.

Gjithashtu u theksua se këto avionë, të cilët mund të fluturojnë vetëm ose në grupe, kanë zëvendësuar detyrën e avionëve që më parë ishin shumë të shtrenjtë: “Këta dronë mund të qëndrojnë në ajër për 24 orë dhe mund të gjejnë vakum në sistemet e mbrojtjes ajrore, mund të ndihmojnë aeroplanët luftarakë që të marrin shënjestër dhe të lëshojnë vetë raketa“.

Duke bërë të ditur se dronët e armatosur, të prodhuar nga Turqia ishin gjithashtu efektive në fitoren e Azerbajxhani, në muajin nëntor në Karabakun Malor: “Suksesi i dronëve ka ndihmuar Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan të rrisë ndikimin e tij rajonal pa rrezikuar një numër të madh ushtarësh ose pajisjesh të shtrenjta”, thuhet në lajmin e “The Wall Street Journal”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dronët siha dronët siha

Sondazh

Poll