Politike

“Zot fali se s’dinë ç’bëjnë”/ Balla i përgjigjet Metës: Zoti fal mëkatet shpirtërore jo penale, do të doja të

4 Qershor 2021, 15:13 Nga DOSJA
“Zot fali se s’dinë ç’bëjnë”/

ELBASAN– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur deklaratës së sotme të Presidentit Meta, ku ky i fundit tha ‘Zot fali se s’dinë ç’bëjnë’, duke iu referuar nismës për shkarkimin e tij.

Nga Elbasani, me rastin e  festës së Shën Joan Vladimirit, Balla tha se Zoti fal vetëm mëkate shpirtërore dhe jo penale, teksa theksoi se do të donte që në manastir të vinin edhe kolegët e PD-së.


Në hyrje të kësaj kishe që për mua është një objekt shumë i dashur, mund të them se kisha dhe zoti fal vetëm mëkat shpirtërore dhe jo ato penale. Kaq mund të them. Apeli im është se do të doja që këtu me mua të ishin edhe kolegët e PD-së, ftesa ime të vijnë ta vizitojnë Manastirin e Shën Joan Vladimirit. Këtu sot bashkë me ne janë besimtarë nga Mali i Zi dhe Serbia. Siç na bashkon ky shenjt, duhet të bashkohemi brenda politikës shqiptare dhe mbi të gjitha brenda këtij rajoni”, tha ai.

Reagimi i Ballës vjen pasi ditën e sotme, Meta u pyet në lidhje me shkarkimin e tij që pritet të merret vendimi brenda 5 ditëve. Kreu i shtetit tha se nuk kishte bërë asnjë lutje të tillë, pasi ky vendim edhe nëse do të merret është nul, sa kohë që sipas tij Kuvendi është antikushtetues.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 taulant balla ilir meta shkarkimi i metes 2 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2021, 09:28

ELBASAN– Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, aty ku ndoqi nga afër festën fetare të Shën Joan Vladimirit. Meta u pyet në ...

Politike 4 Qershor 2021, 06:51

BEOGRAD– I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka dhënë një intervistë për “Blic”. N...