Politike

Puna e SPAK! Arben Kraja raporton te ‘Ligjet’: Mungesa e prokurorëve pengesë, kemi përgjuar mbi 1000 persona. Mbi

4 Qershor 2021, 09:38 Nga DOSJA
Puna e SPAK! Arben Kraja raporton te ‘Ligjet’: Mungesa e

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka raportuar tek Komisioni i Ligjeve punën e bërë nga institucioni që ai drejton përgjatë vitit 2020.

Në fjalën e tij, para deputetëve që përbëjnë Komisionin e Ligjeve, Kraja tha se përgjatë vitit që lamë pas, SPAK ka rritur bashkëpunimin me autoritetet e huaja.  Ndërkohë që ka shtuar se “pika e fortë” ishte goditja e pasurive të personazheve të lidhur me botën e krimit. 

“Nga 746 persona nën hetim, 515 prej tyre janë hetuar me masa sigurimi, ndërsa 231 persona janë hetuar në gjendje të lirë. Nga personat e hetuar me masa sigurimi, 288 prej tyre janë hetuar me masën arrest me burg, nga të 257 janë ekzekutuar ndërsa për 31 persona është vendosur masa e sigurisë arrest në mungesë. Masa e sigurisë arrest me burg për 198 persona është vendosur për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar. Më shumë procedime kemi në fushën e korrupsionit. Janë kryer edhe ekstradime me shtete të huaja, 43 gjithsej. Kemi bashkëpunuar edhe me antimafien dhe antikrimin në Itali, si dhe autoritetet në Kroaci. Edhe në kuadër të OFL-së, SPAK ka mbrojtur para gjykatës kërkesat për sekuestrim pasurie. Nga 120 kërkesa për sekuestrim pasurie, 115 janë pranuar. Janë mbi 200 pasuri të paluajtshme të sekuestruara. Është vepruar edhe në kuadër të ligjit antimafia, ku janë kryer po ashtu sekuestrim pasurie. Goditja e pasurisë kriminale kanë qenë shumë të efektshme dhe në një periudhë tepër të shkurtër. Janë dënuar 50 persona, pas kërkesës së SPAK,”-tha Kraja në fjalën e tij. 

Para Krajës, në Komisionin e Ligjeve për të raportuar punën e bërë përgjatë vitit që lamë pas, kanë qenë edhe krerë të institucioneve të tjera. Fillimisht në Komision ka marrë pjesë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj; më pas kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe krerët e KLGJ e KLP, Naureda Llagami e Gent Ibrahimi. 

(k.m/dosja.alo)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben kraja komisioni i ligjeve komisioni i ligjeve 4 qershor 2021 arben kraja komisioni i ligjeve komisioni i ligjeve 4 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2021, 09:28

ELBASAN– Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, aty ku ndoqi nga afër festën fetare të Shën Joan Vladimirit. Meta u pyet në ...

Politike 4 Qershor 2021, 06:51

BEOGRAD– I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka dhënë një intervistë për “Blic”. N...