Politike

4 Qershor 2021, 09:28 Nga DOSJA

ELBASAN– Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, aty ku ndoqi nga afër festën fetare të Shën Joan Vladimirit. Meta u pyet në lidhje me shkarkimin e tij që pritet të merret vendimi brenda 5 ditëve. Kreu i shtetit tha se nuk kishte bërë asnjë lutje të tillë, pasi ky vendim edhe nëse do të merret është nul, sa kohë që sipas tij Kuvendi është antikushtetues.


DEKLARATA:

Meta: Ishte një surprizë mjaft e këndshme, pasi kam takuar mjaft qytetarë. Është një vlerësim për atë akt kalorsiak të kal topisë për ti sjellë eshtrat këtu, për të ndërtuar këtë vend të shenjtë, këtë Manastir që pas kaq shumë shekujsh, mbledh kaq shumë njerëz.

Gazetarja: Mos është lutje, për shkarkimin që kemi pas 5 ditësh në Kuvend?

Meta: Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është që zoti ti falë ata që nuk dinë se cfarë mbrojnë, ti udhëheqë të gjithë drejt rrugës së mirë e të përbashkët. Është një përgjigje shumë e qartë. Kam ardhur këtu për t’iu bashkuar mesazhit të bashkëjetesës, të gjithë besimeve të ndryshme, besoj se kjo do të jetë shumë e qartë.

Gazetarja: Si bindeni që do jeni president deri në 2022 kur maxhoranca i ka votat për t’ju shkarkuar?

META: Tani nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për cështje që nuk ekziston. Kjo tema e shkarkimit, është më tepër pas 25 prillit, aq më tepër kur është konfirmuar cdo gjë që presidenti ka thënë. Dhe kur u tregua qartë që Kuvendi i dy viteve të fundit është pa opozitë. Unë nuk kam asnjë shqetësim të tillë, nëse doni dicka serioze merruni me krimet zgjedhore.

Çfarë do të ndodhë në 9 qershor?

Në atë datë, do të zhvillohet seanca për shkarkimin e presidentit Meta. Deri më tani socialistët janë shprehur të vendosur pro shkarkimit, me pretendimin se kreu i shtetit ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta meta ne elbasan shkarkimi i metes 2 ilir meta meta ne elbasan shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2021, 06:51

BEOGRAD– I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka dhënë një intervistë për “Blic”. N...