Politike

Sërish skeptikë për integrimin e Shqipërisë në BE? Ambasadorja holandeze ‘fjalëpak’ nga Shkodra: Po studiojmë raport

4 Qershor 2021, 07:30 Nga DOSJA
Sërish skeptikë për integrimin e Shqipërisë në BE?

SHKODËR– Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes ka qënë e pranishme ditën e sotme në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ajo komentoi edhe mundësinë për një konferencë ndërqeveritare për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ajo deklaroi se Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE dhe më pas mund të ketë një përgjigje.


“Shumë faleminderit për pyetjen. Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë,”- tha ajo, duke zgjedhur që të mos e komentojë gjatë.

Ambasadorja holandeze foli edhe për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore duke thënë se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në mënyrë që të marrë fund fenomeni i pandëshkueshmërisë për trafikantët.

Trafikimi është një problem që ndodh në të gjitha vendet e botës përfshirë edhe Holandën dhe hapi i parë për të ndaluar trafikimin e qenieve njerëzore është që të flasim për të. Unë shpresoj që në do të vazhdojmë që të gjejmë mënyra për të folur dhe për të mbajtur të hapur diskutimin për çështjet e trafikimit dhe për të mbajtur të kapur sinjale sepse është shumë e rëndësishme që për gratë dhe vajzat e trafikuara të dëgjohen, të pranohen dhe mbi të gjitha të mos fajësohen për atë çfarë ju ka ndodhur,”-shtoi ajo. Ndërsa më pas përçoi edhe një mesazh për të rinjtë, duke kërkuar ndihmën e tyre për frenimin e fenomenit.

“Mesazhi im për të rinjtë është që në qoftë se ata shohin diçka që nuk shkon është më mirë që sa më herët të shkojnë dhe të flasin me dikë që ata i besojnë në mënyrë që të mos jetë shumë vonë. Të gjithë hallkat e organeve ligjzbatuese në Shqipëri të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që pandëshkueshmëria të mos jetë një realitet po të gjithë ata që janë pjesë e trafikimit të marrin dënimin që meritojnë sepse është detyra e të gjithëve ne bashkë me institucionet që t’i japim një dorë për ta ndaluar fenomenin e trafikimit. Ne kemi hapur diskutimin dhe do e vijojmë deri sa ta ndalojmë. Për rastet mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ka një bashkëpunim dhe ka pasur çështje që janë adresuar si këtu, në Holandë apo vende të tjera. Vitet e fundit bashkëpunimi mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës është fuqizuar dhe shpresojmë që të vijojë edhe më tutje,”-e mbylli ambasadorja prononcimin e saj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasadorja holandeze guusje korthals-altes integrimi i shqiperise ne be shkoder ambasadorja holandeze guusje korthals-altes integrimi i shqiperise ne be shkoder

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2021, 06:51

BEOGRAD– I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka dhënë një intervistë për “Blic”. N...