Vrasja që tronditi Tiranën, Meta: Dëshmi e qartë e revanshit të krimit dhe e paaftësisë së Policisë së Shtetit
4 Qershor 2021, 15:02Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër pas krimit të rëndë që tronditi ditën e sotme Tiranën. Në një status në Facebook, referuar ngjarjes ku Mexhit Picari ekzekutoi me armë zjarri Kudret Saliajn, Meta shkruan se kjo gjë tregon revanshin e krimit dhe paaftësinë e Policisë së Shtetit.
Kreu i Shtetit shkruan më tej se i bën thirrje Policisë së Shtetit, që në veçanti, ka për mision dhe përgjegjësi thelbësore ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me “botën e errët”.
Reagimi i plotë: Ngjarjet shumë të rënda kriminale, me pasojë dhjetëra humbje jetësh dhe dëmtimin e shëndetit dhe të pronës së qytetarëve, që po ndodhin në mes të ditës, në ambientet publike, në zemër të qendrave urbane, deri edhe pranë institucioneve të larta të sigurisë, janë thellësisht tronditëse dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e revanshit të krimit, por edhe e paaftësisë së Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, për parandalimin e tyre.
Në këtë situatë kaq shqetësuese, që ka krijuar një pasiguri të madhe publike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që në veçanti, ka për mision dhe përgjegjësi thelbësore ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës së qytetarëve, që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me “botën e errët”. Është tepër e domosdoshme, që të tilla vepra të rënda penale të parandalohen në kohë, të zbulohen, të hetohen dhe autorët e tyre të marrin ndëshkimin e merituar ligjor! Ndaj ju bëj thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, në veçanti Shërbimit Informativ të Shtetit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të vendosin një bashkëpunim më të gjerë, më dinamik dhe efiçient mes tyre!
Kudret Saliaj u qëllua sot nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas konflikteve se viktima i keqtrajtonte vajzën. Çifti mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Mësohet se në tavolinë me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale.
(F.M/DOSJA.AL)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.Përmes një letre, ai ka përgëzuar Ramën...
TIRANË– Togat e zeza të Kolegjit Zgjedhor kanë dhënë vendimin për ankimimin që depozitoi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun ...
TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka raportuar tek Komisioni i Ligjeve punën e b...
Politike 4 Qershor 2021, 09:28
ELBASAN– Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, aty ku ndoqi nga afër festën fetare të Shën Joan Vladimirit. Meta u pyet në ...
SHKODËR– Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes ka qënë e pranishme ditën e sotme në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenie...
Politike 4 Qershor 2021, 06:51
BEOGRAD– I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka dhënë një intervistë për “Blic”. N...
TIRANË– Moderatori Blendi Fevziu ka vizituar Shtëpinë me Gjethe në Tiranë, duke zbuluar edhe sistemin sesi përgjonte sistemi i komunizimit. Në një mo...
TIRANË– Kolegji Zgjedhor u mblodh ditwn e sotme për të shqyrtuar padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kë...
TIRANË– Teologu dhe gazetari Arjan Curri ka parashikuar se deri në fund të muajit qershor Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin persona të p...