Politike

Ankimet e 25 prillit/ Pas Gjirokastrës dhe Vlorës, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-LSI për Beratin

4 Qershor 2021, 06:02 Nga DOSJA
Ankimet e 25 prillit/ Pas Gjirokastrës dhe Vlorës, Kolegji Zgjedhor

TIRANË–  Kolegji Zgjedhor u mblodh ditwn e sotme për të shqyrtuar padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Pasi palët u dëgjuan për pretendimet e tyre, Kolegji Zgjedhor vendosi që të rrëzonte padinë e dy subjekteve politike për vendimin e KAS, pasi kjo e fundit rrezoi kërkesën  për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Padia është rrëzuar pasi sipas Kolegjit zgjedhor, nuk ka fakte dhe është e pabazuar në ligj.

Në pretendimin e saj, LSI kërkonte mandatin pasi në Berat diferenca me PS ishte vetëm 77 vota. Më 21 maj KAS hapi 114 kuti në këtë qark, por nga rinumërimi diferenca mes PS dhe LSI u ngushtua vetëm me 58 vota dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve u rrëzua.

Më datë 9 qershor në Kolegj do të shqyrtohet qarku i Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kolegji zgjedhor 4 qershor 2021 kolegji zgjedhor 4 qershor 2021

Sondazh

Poll