Politike

Dy javë më parë shpalli Berishën non-grata, Sekretari amerikan Antony Blinken letër urimi Ramës për fitoren: Pres të for

4 Qershor 2021, 14:22 Nga DOSJA
Dy javë më parë shpalli Berishën non-grata, Sekretari

SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit.

Përmes një letre, ai ka përgëzuar Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, ku thekson se përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE. Ai shprehet se pas marrjes së mandatit të tretë, pret të forcohet bashkëpunimi për demokracinë e vendit.

Letra e Blinken për Ramën:

I nderuar Z. Kryeministër! Urime për ju dhe partinë tuaj për suksesin tuaj elektoral. Unë gjithashtu dua të përgëzoj popullin e Shqipërisë që, megjithë kufizimet e pandemisë COVID-19, ushtroi të drejtat e tyre themelore në zgjedhjet e 10-të kombëtare të vendit që nga rënia e komunizmit. Unë pres që të punoj me ju gjatë mandatit tuaj të tretë si Kryeministër për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë mbi demokracinë dhe mbrojtjen, si dhe tregtinë dhe investimet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë ndërsa punon për të forcuar shtetin e së drejtës, për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë dhe për të kryer reformën në drejtësi. Përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar më tej gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE. Shqipëria është një Aleate e fortë e NATO-s dhe ne ju përgëzojmë për përparimin tuaj drejt Betimit të Uellsit. Ne jemi mirënjohës për bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes dhe e vlerësojmë shumë Shqipërinë për pritjen e Defender 21. Ne përballemi me shumë kriza në të gjithë globin, dhe unë kam besim se së bashku mund të ngrihemi për të përmbushur këto sfida historike. Ne kemi një mundësi dhe një përgjegjësi për të ndërtuar një të ardhme paqësore të rrënjosur në liri dhe prosperitet për të gjithë. Sinqerisht, Antony J. Blinken

Urimi për Ramën vjen pak javë pasi Sekretari Amerikan i Shtetit dha lajmin e shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Sipas Blinken,  Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Berisha bëri të ditur ditën e djeshme se do të hedhë në gjyq SHBA për këto akuza pasi iu është cënuar dinjiteti.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike antony blinken blinken uron ramen edi rama antony blinken blinken uron ramen edi rama

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2021, 09:28

ELBASAN– Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, aty ku ndoqi nga afër festën fetare të Shën Joan Vladimirit. Meta u pyet në ...

Politike 4 Qershor 2021, 06:51

BEOGRAD– I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka dhënë një intervistë për “Blic”. N...