Politike

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD dhe LSI për Beratin: Nuk ka prova!

4 Qershor 2021, 11:11 Nga DOSJA
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD dhe LSI për Beratin: Nuk ka

TIRANË– Togat e zeza të Kolegjit Zgjedhor kanë dhënë vendimin për ankimimin që depozitoi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për qarkun e Beratit.  Pasi palët u dëgjuan për pretendimet e tyre, Kolegji Zgjedhor vendosi që të rrëzonte padinë e dy subjekteve politike për vendimin e KAS, pasi kjo e fundir rrezoi kërkesën  për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve.

Padia është rrëzuar pasi sipas Kolegjit zgjedhor, nuk ka fakte dhe është e pabazuar në ligj.

Në pretendimin e saj, LSI kërkonte mandatin pasi në Berat diferenca me PS ishte vetëm 77 vota. Më 21 maj KAS hapi 114 kuti në këtë qark, por nga rinumërimi diferenca mes PS dhe LSI u ngushtua vetëm me 58 vota dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve u rrëzua.

Bashkë me Beratin që u shqyrtua sot, në Kolegj janë për tu gjykuar edhe 6 qarqe të tjera. Më 9 qershor, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë qarkun e Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.

Më herët Kolegji rrëzoi pretendimet e opozitës për rezultatin e 25 prillit për Gjirokastrën dhe Vlorën.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kolegji zgjedhor 4 qershor 2021 kolegji zgjedhor 4 qershor 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2021, 09:28

ELBASAN– Presidenti i vendit, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan, aty ku ndoqi nga afër festën fetare të Shën Joan Vladimirit. Meta u pyet në ...

Politike 4 Qershor 2021, 06:51

BEOGRAD– I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka dhënë një intervistë për “Blic”. N...