Sport

Trashi nga Uellsi: “Partizani merr notën 10-të”

4 Qershor 2021, 11:21 Nga DOSJA
Trashi nga Uellsi: “Partizani merr notën 10-të”

UELLS – Lorenc Trashi më në fund ka patur mundësinë t’i bashkohet përsëri përfaqësues shqiptare pas një mungesë të gjatë si pasojë e transferimit të tij në Kuvajt. Si rrjedhojë e pandemisë, ai e ka pasur të pamundur të udhëtojë nga vendi i Lindjes së Mesme në grumbullimet e mëparshme por me përfundimin e kampionatit, e ka parë veten përsëri mes kuqezinjve.

Këto ndjesi të rikthimit ai i ka treguar në një intervistë për “SuperSport” teksa ka dhënë edhe opinionin e tij për Superioren dhe Partizanin, të cilët i ndjek rregullisht edhe pse në distancë.

“Jam i gëzuar që jam rikthyer. Nuk kam qenë në dy grumbullimet e fundit për shkak të kushteve në Kuvajt, aeroporti ka qenë i mbyllur e nuk kam mundur të bashkohem me ekipin kombëtar. Por grupi është i njëjti dhe me sa shoh çunat janë në formë e shpresoj të bëjmë më të mirën.

Ndaj Uellsit do te jetë një ndeshje shumë e vështirë, pamë edhe ndeshjen e djeshme kundër Francës, kemi parë që janë mirë fizikisht e vrapojnë shumë, do të jetë një vështirësi e madhe për ne. Shpresojmë ta përballojmë me sukses duke parë se 80% e grupit kanë minuta në këmbë e nuk besoj se do të jetë problem i madh.

Jam përshtatur mirë duke parë se në vitet me Partizanin kam luajtur disa edhe si mesfushor i majtë e kjo më përshtat me skemën e kombëtares. Besoj se aty ku kam luajtur jam përshtatur e kam bërë disa ndeshje të mira. Kjo është ajo që pres nga vetja e shpresoj që të jap maksimumin tim. Për pjesën që kam më shumë mundësi të ardhur më afër portës, është edhe rol i vështirë, pasi duhet të bësh të dy fazat. Por të jep këtë mundësi të jesh pranë portës e të shënosh gol.

Partizani? Isha në Partizani-Vllaznia në stadium, shpresoja vërtetë që Partizani të fitonte ndeshjen e të shpallej kampion, por fati nuk ishte me Partizanin, Gjithsesi, Teuta ka bërë një kampionat të mirë, edhe Vllaznia, nuk duhet harruar edhe Laçi se e kam ndjekur Superioren, Kanë qenë katër ekipe që e kane merituar të katërt por në fund e bëri diferencën ai që ka gabuar më pak. Është Teuta dhe mendoj se e meriton.

Nota për Partizanin? Për mua sinqerisht ka bërë sezon shumë të mirë, për notën 10, edhe pse nuk ka dalë kampion. Duke parë se si e nisi kampionatin me vështirësitë e veta, ka bërë një sezon shumë të mirë”, tha Trashi
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll