Sport

Dëmtimi, mbrojtësi Alexander-Arnold mbetet jashtë “Euro 2020”

3 Qershor 2021, 18:21 Nga DOSJA

ANGLI – Dje, pas ndeshjes ndaj Austrisë, u duk një dëmtim i lehtë. Sot, pas ekzaminimeve të specializuar, mësohet se mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold do ta humbasë ndeshjet finale të “Euro 2020”.

Sipas mediave angleze, futbollisti Trent Alexander-Arnold, i cili doli nga fusha për shkak të një dëmtimi në dukje të lehtë, do të mungojë nga katër deri në gjashtë javë, si pasojë e atij dëmtimi të pësuar në ndeshjen e mbrëmshme miqësore kundër Austrisë.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka marrë kësisoj një lajm të rëndë para nisjes së europianit. Në vend të mbrojtësit të Liverpoolit pritet të ftohet një tjetër futbollist, derisa pesë të tillë janë në pritje të një ftese nga tekniku britanik.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 gareth southgate mbrojtësi i liverpoolit trent alexander-arnold euro 2020 gareth southgate mbrojtësi i liverpoolit trent alexander-arnold

Sondazh

Poll