Sport

Zyrtare / Simone Inzaghi është trajneri i ri i Interit

3 Qershor 2021, 17:44 Nga DOSJA

ITALI – Ajo që përflitej, tani ësjhtë zyrtarizuar. Simone Inzaghi është trajneri i ri i Interit, kampionëve të Italisë, me të cilët ka firmosur një kontratë dy-vjeçare. Më herët ai drejtoi 5 sezone Lazion dhe ku fitoi 3 trofe, ndërsa tani vjen te Interi për të zëvendësuar Antonio Conten, i cili riktheu zikaltërit në majën e futbollit italian.

“FC Internazionale Milano mirëpret Simone Inzaghin, si trajnerin e ri të ekipit të parë: trajneri ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin zikaltëri. MirësevjenSimone”,-shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit italian.

Inzaghi, ish-trajneri i Lazios sot zyrtarisht ka ndërruar kostum, ai ka veshur atë zikaltër dhe bëhet “timonieri” i kampionëve të Italisë dhe ka detyrën e vështirë të konfirmojë sezonin e madh të skuadrës.

Simone Inzaghi arriti sot në mëngjes në Milano dhe u paraqit në Appiano Gentile, së bashku me stafin e tij dhe u takua me drejtuesit zikaltër pak para orës 13:00. Një mënyrë kjo për të filluar të familjarizohet me strukturat e reja të klubit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antonio conten appiano gentile ish-trajneri i lazios simone inzaghi trajneri i ri i interit antonio conten appiano gentile ish-trajneri i lazios simone inzaghi trajneri i ri i interit

Sondazh

Poll