Sport

ZYRTARE / Vllaznia rinovon edhe me drejtorin teknik Matko Djarmati

3 Qershor 2021, 20:17 Nga DOSJA
ZYRTARE / Vllaznia rinovon edhe me drejtorin teknik Matko Djarmati

SHKODER – Pas zv.trajnerit Elvis Plori është edhe drejtori sportiv Matko Djarmati që firmos edhe për një vit me skuadrën e Vllaznisë. Dalëngadalë Alban Xhaferi, në cilësinë e presidentit të ri të skuadrës shkodranë, ka filluar me rinovimet e stafit drejtues.

Megjithatë bisedimet duket janë mjaft të avancuara edhe me trajnerin Thomas Brdaric, i cili ka patur shumë oferta ashtu si i gjithë stafi i skuadrës së Vllaznisë. Trajneri gjerman duket se do të jetë edhe ai në prag të zyrtarizimit të kontratës së re, duke qenë se bashkëpunëtorët e tij më të arfërt, do të qëndrojnë te Vllaznia.

Në vitin e parë ky staf, së bashku me futbollistët, arritën të dilnin në vend të dytë në kampionat vetëm për shkak të golavarazhit, ndërkohë që arritën të fitonin Kupën e Shqipërisë, duke e rikthyer Vllazninë në krye të futbollit shqiptar, pas një periudhe të gjatë që endej në fundin e tabelës, apo edhe një kategori më poshtë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll