Sport

VIDEO / Kukësi, sezonin e ardhshëm “në duart” e kroatit Pero Pejiç…

3 Qershor 2021, 18:06 Nga DOSJA
VIDEO / Kukësi, sezonin e ardhshëm “në duart” e

TIRANE – 38-vjeçari Pero Pejiç rikthehet në Shqipëri për të kontribuar në ish-skuadrën e tij të Kukësit, ku pritet vetëm zyrtarizimi i tij si drejtor i klubit verilindor. Ish-sulmuesi kroat, ndër më të mirët në vitet e fundit në kampionatin shqitpar, tregon për “Top-Channel” se si lindi kjo ide.

“Para 10 ditësh isha këtu dhe u takova me Safetin, më pas ika në Kroaci dhe erdha pashë finalen e Kupës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Aty u takova dhe ndenja dy orë me presidentin e Kukësit, ku ai më kërkoi që të ndihmoj skuadrën”.

Pejiç ka luajtur me disa skuadra në Shqipëri, megjithatë ai tregon se marrëdhënia e tij me Kukësin është më e veçantë.

“Unë me Safetin jemi si familjarë, prandaj unë pranova dhe erdha këtu, për të ndihmuar skuadrën që të kthehet në vendin e parë,”- shprehet kroati.

Këto ditë pritet vetëm zyrtarizimi i tij dhe plani është që skuadra të futet në merkato sa më shpejt, për të filluar në korrik fazën përgatitore të plotë. Po cili do të jetë roli i Pejiçit te skuadra kuksiane?

“Unë kam dashur ta ndihmoj ekipin si menaxher. Vitin e fundit kam ndjekur çdo ditë rregullisht seancat stërvitore të Dinamos së Zagrebit dhe kam mësuar shumë e kam krijuar eksperiencë, por nuk jam ende gati për trajner”.

Megjithatë, ish-sulmuesi shtatlartë Pejiç ka qenë ndër të fundit lojtarët te Kukësi, që në sezonin 2014/15 ka shënuar 31 gola dhe pas dy sezonesh 28 gola, tregues këta të një sulmuesi që mungon prej vitesh në Superiore.

“Nëse do një sulmues të mirë që shënon 20-25 gola në sezon, duhet të paguash shumë,”- thotë Pejiç.

Po a ju ka garantuar juve presidenti Gjici se e ka buxhetin financiar për ta ringritur skuadrën?

“Po, po ai më ka garantuar që do të shpenzojë para për këtë sezon dhe atë pasardhës,”- përfundon bisedën për “Top-Channel” ish-sulmuesi i Kukësit, kroati Pero Pejiç, tani me petkun e një “zyrtari” në klubin verilindor.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dinamos së zagrebit finalen e kupës mes vllaznisë dhe skënderbeut ish-sulmuesi kroat pero pejic dinamos së zagrebit finalen e kupës mes vllaznisë dhe skënderbeut ish-sulmuesi kroat pero pejic

Sondazh

Poll