Sport

VIDEO/ I dhuroi orë stafit të Man.City-t, Aguero nuk ndalet me kaq, i jep Range Roverin e fundit punëtorit të skuadrës

3 Qershor 2021, 17:04 Nga DOSJA
VIDEO/ I dhuroi orë stafit të Man.City-t, Aguero nuk ndalet me kaq, i

ANGLI- Sergio Aguero është futbollisti më i ri i Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ka firmosur për dy sezone me klubin blaugrana dhe do të përfitojë një pagë prej 5 milionë eurosh neto në vit. Largimi i tij ishte tepër emocionues dhe madje bëri që tekniku Pep Guardiola të qante ditën e fundit kur lojtari të tij. Sidoqoftë, nuk është vetëm etja e tij për të gjetur golin që e ben atë popullor, por lojtari ka edhe një anë tjetër.

Para se lojtari të largohej, u zbulua se Aguero kishte blerë orë – të bëra nga Tag Heuer ose Hublot – për secilin anëtar të stafit në shenjë mirënjohje. Të gjitha ishin të gdhendura me fjalët “Gracias! Kun Aguero.”

Ndërkohë orët e fundit kanë dalë pamje kur argjentinasi i dhuron makinën e tij të re një personi që ka punuar në larjen dhe bërjen gati të fanellave të lojtarëve të Manchester Cityt. Tani ka dalë edhe video ku shihet Aguero duke e dorëzuar makinën tek punëtor, video e kompletuar me një përqafim të ngrohtë që tërhoqi zemrat e tifozëve të Cityt.

 

The moment Sergio Aguero handed over the keys to his Range Rover to one #ManCity kit man before leaving the club. ?? @aguerosergiokun pic.twitter.com/f6s0JzKU08

— City Xtra (@City_Xtra) June 3, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aguero barcelona manchester city aguero barcelona manchester city

Sondazh

Poll