Sport

Rinovon kontratën, Gledi Mici me Prishtinën edhe për 3 sezone

4 Qershor 2021, 04:47 Nga DOSJA
Rinovon kontratën, Gledi Mici me Prishtinën edhe për 3 sezone

KOSOVE – 30-vjeçari Gledi Mici ka rinovuar kontratën me kampionët e Prishtinës dhe do të jetë në kryeqytetin e Kosovës deri në vitin 2024. Mbrojtësi i majtë, i cili ka debutuar me Apoloninë, pasi ka luajtur në Shqipëri me Kamzën, Flamurtarin, Kukësit dhe Skënderbeun, ka provuar të luaj për dy sezone edhe me Shkëndijën e Tetovës.

Sezonin e shkuar Mici kaloi në radhët e skuadrës kryeqytetase të Prishtinës, ku edhe fitoi edhe titullin e kampionit. Pas nënshkrimit, mbrojtësi Gledi Mici është u shprehut tejet i kënaqur me rinovimin. “Ndihem shumë mirë dhe i vlerësuar në skuadër, me qytetin dhe tifozët, prandaj vazhdimi i kontratës ishte vendim i lehtë. Shpresoj të vazhdojmë me suksese në paraqitjet në Evropë dhe me një tjetër titull të kampionit”,- ka deklaruar ai.

Loja e spikatur e mbrojtësit të majtë Gledi Mici, bëri që edhe trajneri Bernard Challandes i Kosovës ta ftonte në radhët e “dardanëve” për ndeshjet miqësore ndaj Gambisë dhe Guinesë. Por kjo nuk u realizua, pasi drejtuesit e klubit kryeqytetas, u kërkuan katër futbollistëve të largohen nga përfaqësuesja e Kosovës, për të qenë të gatshëm për ndeshjet e Prishtinës, në kuadër të paraeliminatoreve të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport debutuar me apoloninë flamurtarin gledi mici kukësit dhe skënderbeun mbrojtesi i majte me kamzën shkëndijën e tetovës debutuar me apoloninë flamurtarin gledi mici kukësit dhe skënderbeun mbrojtesi i majte me kamzën shkëndijën e tetovës

Sondazh

Poll