Sport

Donarouma arrin marrëveshjen me PSG, por do të jetë një vit hua

3 Qershor 2021, 21:08 Nga DOSJA
Donarouma arrin marrëveshjen me PSG, por do të jetë një vit

FRANCE – Gianluigi Donarouma ka arritur marrëveshjen me PSG në formë të lirë, pasi nuk arriti të rinovojë me Milanin.

Megjithatë,  Paris SG nga ana tjetër ka rinovuar edhe për një sezon me Keylor Navas dhe si rrjedhojë në këtë vit do ta lërë hua Donaroumën. Ky i fundit deklaroi se mezi priste të luante në këtë sezon në Champions League, por me sa duket shanset u dogjën.

Në Itali në Champions u kualifikua Interi, që ai nuk luan dot, Milani me të cilin prishi marrëveshjen, Juventusi që ishte në garë për ta marrë dhe e kaloi Paris SG dhe Atalanta, që sigurisht nuk e sakrifikon portierin e saj.

Në këtë situatë ka qenë Mourinho që e ka kërkuar te Roma, por skuadra e tij luan vetëm në Conference League.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll