Sport

Vllaznia, rinovon zv.trajneri Elvis Plori, po me Thomas Brdaric çfarë do të bëhet?

3 Qershor 2021, 16:39 Nga DOSJA
Vllaznia, rinovon zv.trajneri Elvis Plori, po me Thomas Brdaric

SHKODËR-Vllaznia nis rinovimet në staf. Klubi kuqeblu ka konfirmuar se zv.trajneri,Elvis Plori do të vazhdojë te jetë pjesë e kuqebluve edhe sezonin e ardhshëm. Megjithatë rinovimi me shkodranin shton dyshimet për të ardhmen e trajnerit Thomas Brdaric për të cilin ende nuk ka ardhur komunikata për rinovimin e kontratës.

Gjermano-kroati ka marrë një ofertë tunduese nga Ballkani në IPKO Superligën e Kosovës, me klubin nga Suhareka që i ka ofruar një rrogë prej 7 mijë eurosh në sezon.

NJOFTIMI I KLUBIT

VLLAZNIA RINOVON ME TRAJNERIN ELVIS PLORI. Trajneri jonë i shkëlqyer Elvis Plori, vlera dhe kontributi i të cilit në rikthimin tek suksesi janë të padiskutueshme, rikonfirmohet në pankinën kuqeblu dhe për sezonin 2021-2022 me objektiv prezantimin dinjitoz në Kupat e Evropes dhe arritjen e fitimit të të tjera trofeve!“, lexohet në postimin e Vllaznisë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brdaric plori vllaznia brdaric plori vllaznia

Sondazh

Poll