Politike

Dy orë për darkë me Ramën? Elisabeta Imeraj: Nuk ka ndodhur kurrë, kryeministrin e njoh si çdo qytetar shqiptar…

2 Qershor 2021, 20:54 Nga DOSJA
Dy orë për darkë me Ramën? Elisabeta Imeraj: Nuk ka ndodhur

TIRANË– Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj ka mohuar të jetë takuar me kryeministrin Edi Rama në një restorant ku ka qëndruar dy orë. E ftuar në “Opinion”, Imeraj tha se ajo Ramën e njeh si ccdo qytetar i thjeshtë në Shqipëri.

Imeraj shtoi se ajo nuk e ka takuar kurrë kryeministrin, madje as zyrtarisht, pasi nuk kanë rastisur.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Pse një prokurore, aq më tepër një kryeprokurore e Tiranës, duhet të qëndrojë dy orë në një restorant me kryeministrin? Më saktë në Padame, në një sallë të veçantë, në zyrë do ta kisha kuptuar…

Elisabeta Imeraj: Unë e thashë edhe më herët, me këto lloj teorish të përhapura në public, që në një moment je pjesë e një grupi e pastaj je pjesë e një grupi tjetër…në rastin konkret, njohja ime me kryeministrin është si e çdo qytetari shqiptar

Blendi Fevziu: Nuk jeni takuar me Ramën?

Elisabeta Imeraj: Nuk ka ndodhur kurrë

Blendi Fevziu: Zyrtarisht jeni takuar me të?

Elisabeta Imeraj: Nuk ka rastisur.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama elisabeta imeraj edi rama elisabeta imeraj

Sondazh

Poll