Politike

Rama bën ndryshime në qeveri, liron nga detyra zv/ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës 

2 Qershor 2021, 20:50 Nga DOSJA
Rama bën ndryshime në qeveri, liron nga detyra zv/ministrin e

TIRANË- Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati është lirtuar ditën e sotme nga detyra. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme u mor vendimi për lirimin nga detyra të Bonatit. Vendimi është firmosur nga zëvendëskryeministri Erion Braçe. Bonati u emërua si zv.ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës në vitin 2017.

Njoftimi i plotë:

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Z. Hantin Bonati, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama erion brace hantin bonati edi rama erion brace hantin bonati

Sondazh

Poll