Bota

Greqi/ 10 vite nga vrasja e dyfishtë e oficerëve të policisë, çështja rikthehet në gjykatën e apelit për uljen e dënim

2 Qershor 2021, 20:06 Nga DOSJA
Greqi/ 10 vite nga vrasja e dyfishtë e oficerëve të

GREQI- Gjykata e Lartë e kthen pas 10-vitesh çështjen e vrasjes së dy oficerëve të policisë përsëri në Gjykatën e Apelit të Athinës. Mediat e huaja raportojnë se çështja u kthye për të ulur dënimin e të burgosurve pas zbatimit të Kodit të Ri Penal.

Pas zbatimit të Kodit të ri Penal, parashikohet dënim më i butë për veprat e vrasjes me dashje, vrasje me dashje në tentativë, përdorimi i një arme dhe nxitja e një krimineli. Vendimi i Gjykatës së Lartë madje i zë ata të përfshirë si bashkëpunëtorë të cilët nuk kishin bërë një apel.

Penal i Gjykatës së Lartë i ka hedhur poshtë të gjitha arsyet për ankesat e të dënuarve, të cilat i referoheshin fajësisë së tyre për veprimet e krijimit të një organizate kriminale. Madje Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për njohjen e faktorëve lehtësues, siç është jeta e mëparshme ligjore dhe sjellja e mirë pas kryerjes së veprës kur i akuzuari është në paraburgim.

Dy autorët kryesorë të vrasjes së oficerëve të policisë dhe pesë të tjerë u dënuan nga Gjykata e Apelit me burgim të përjetshëm dhe 66 vjet burg, ndërsa 9 të tjerët u dënuan  nga 2 vjet në 8 vjet burg.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjykata e apelit athine gjykata e lartë vrasja e 2 oficereve te plicise dias në renti gjykata e apelit athine gjykata e lartë vrasja e 2 oficereve te plicise dias në renti

Sondazh

Poll