Bota

Pas përfundimit të takimit me partitë politike, Osmani: Data e zgjedhjeve do të vendoset në ditët të vijim 

2 Qershor 2021, 18:57 Nga DOSJA
Pas përfundimit të takimit me partitë politike, Osmani: Data e

KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimet me partitë politike parlamentare, për të vendosur datën e zgjedhje lokale në Kosovë.

Osmani gjatë ditës sotme ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u.d. kryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesin AAK-së, Besnik Tahiri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe me partitë e komuniteteve joshumicë: Vakat, RI, PAI, KDTP, IRDK, SDU, NDS, JGP dhe LPRK, me të cilët ka diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Në njoftimin për mediat, presidenca gjithashtu ka njoftuar se Osmani ka deklaruar se do t’i bëjë ftesë BE-së, për dërgimin e një misioni vëzhgues gjatë zgjedhjeve lokale.

“Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani ditëve në vazhdim pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve lokale, të cilat bazuar në legjislacionin në fuqi, parashihet të mbahen në vjeshtën e këtij viti”, thuhet në njoftimin e bërë nga presidenca.

LAJMI KRYESOR: Vjosa Osmani konsultohet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Hoxhaj: Kërkuam të mbahen më 31 tetor

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll