Bota

Vrasja e boksierit, mediat greke shkruajnë për MAFIA-n shqiptare dhe ‘listën e zezë’ më 500 kriminelë: Eliminuan bashk

2 Qershor 2021, 19:12 Nga DOSJA
Vrasja e boksierit, mediat greke shkruajnë për MAFIA-n shqiptare dhe

GREQI– Mediat greke vijojnë të shkruajnë për dy vrasjet më të bujshme që kanë tronditur vendin e tyre javën që lamë pas. Presidenti i Sindikatës së Policisë në Greqi George Kalliakmanis foli për “MAFIA”-n shqiptare dhe tha se ata kanë eliminuar bashkatdhetarin e tyre Aris Papas, për paratë e drogës.

Mediat greke shkruajnë së Kalliakmanis ka thënë më tej se vrasja e boksierit Tassos Berdesis nuk ka të bëjë me shqiptarë.

“Rastet nuk janë të lidhura. Shqiptari ka të bëjë me mafien shqiptare dhe tregtinë e drogës. Berdesis ka të bëjë me gjëra të tjera, me një hakmarrje në Patras, vrasje dhe përleshje,”- tha George Kalliakmanis.

Të tjerë ekspertë të policisë greke u shprehën për “Protothema” se për fat të keq parashikojnë që larja e hesapeve mes bandave do të vazhdojë.

“Frika ekziston se breshëria e ekzekutimeve gjakftohta do të vazhdojë në muajt e ardhshëm,”- kanë thënë ata.

Institucionet greke kanë hartuar një raport. Në të futen 500 emra mafiozësh që veprojnë në aktivitete të jashtëligjshme në Greqi, një pjesë e mirë e tyre janë dhe shqiptarë.

 që evidenton faktin se në listën e zezë janë 500 mafiozë që veprojnë në vendin fqinj, një pjesë jashtë, një pjesë të dënuar po që vijojnë aktivitetin nga burgu.

“Gjëja më shqetësuese që tregon erozionin e mekanizmit shtetëror është fakti se shumica e 500 “mafiozëve” të përmendur në raport janë arrestuar, akuzuar, burgosur, por vazhdojnë aktivitetet e tyre të patrazuar. Ka shumë shqiptarë,”- thuhet më tej, sipas Protothema.

Boksieri grek Tasos Berdesis u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në zonën e Varit në Athinë. 39-vjeçari është një emër i njohur në botën e krimit dhe i dënuar më parë në vitin 2008. Pista kryesore e hetimit për vrasjen e tij është larja e hesapeve mes bandave. Autorët e qëlluan me kallashnikov nga një makinë boksierin, i cili po shkonte në palestër. Në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 10 gëzhoja. Ndërsa shqiptari Aris Papas u vra një natë para tij teksa pinte kafe.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora george kalliakmanis tassos berdesis george kalliakmanis tassos berdesis

Sondazh

Poll