Bota

DASH nuk ndalet, pas shpalljes “non grata” të Berishës, ‘dënon’ edhe 5 zyrtarë në Bullgari: Kanë qenë të

2 Qershor 2021, 18:28 Nga DOSJA
DASH nuk ndalet, pas shpalljes “non grata” të Berishës,

DASH- Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “Non grata” 5 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bullgarisë. Në një njoftim në faqen zyrtare të DASH, thuhet se Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov, Delyan Slavchev Peevski, si dhe Ilko Dimitrov Zhelyazkov kanë qenë të përfshirë në akte korruptive, duke minuar shtetin e së drejtës, si dhe besimin te qytetarët. Më tej, thuhet se këta kanë përdorur ndikimin e tyre politik dhe të pushtetit për përfitime personale.

“Në postet e tyre si Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit dhe Kryesekretar i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit, përkatësisht, Manolev, Haralampiev dhe Tomov ishin të përfshirë në akte korruptive që minonin shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut bullgar në institucionet demokratike të qeverisë së tyre dhe proceset publike, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të tyre politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e DASH.

Ndërkohë që disa ditë më parë, DASH shpalli “Non grata” ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe gjithë familjen e tij. DASH deklaroi se Berisha në kohën që ka qenë në pushtet, ka përdorur pushtetin e tij për përfitime vetiake, si dhe ka qenë i përfshirë në akte korruptive, ndërkohë që, vetë Berisha i quajti këto akuza si të rreme dhe të pabaza.    

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexander manolev dash delyan slavchev peevski ilko dimitrov zhelyazkov krasimir tomov petar haralampiev alexander manolev dash delyan slavchev peevski ilko dimitrov zhelyazkov krasimir tomov petar haralampiev

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2021, 15:38

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj mediumit zviceran lidhur me intevistën që kishte bërë, ku flitej edhe për krimet e l...