Bota

Sulm më armë në SHBA, të miturit qëllojnë mbi policinë, këta të fundit i kthejnë zjarrin 

2 Qershor 2021, 19:46 Nga DOSJA
Sulm më armë në SHBA, të miturit qëllojnë mbi

SHBA- Një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar, i kanë hapur zjarr policisë me armë gjahu. Journalonline shkruan se fëmijët i hapën zjarr, policisë, pasi u larguan nga shtëpia e fëmijës ‘Enterprise’, dhe shkuan për të vjedhur një shtëpi.

Policia ju kundërvu, fëmijëve pasi, këta të fundit nuk po ndalonin së gjuajturi me armë zjarri. Nga policia nuk është lënduar asnjë efektiv, ndërsa vajza 14-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore pas plumbave që mori në trup. 

“Ata po përshkonin gjatësinë e asaj shtëpie dhe po hapnin zjarr ndaj policisë nga kënde të ndryshme. Ata ishin jashtë në kuvertën e pishinës, ata qëlluan nga dritarja e dhomës së gjumit, ata qëlluan nga dera e garazhit. Kjo është si Bonnie dhe Clyde, por në versionin 12 vjeç dhe 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm me arme ne florida sulm me arme ne florida

Sondazh

Poll