Bota

‘Kontratat e vdekjes’ do të vazhdojnë/ Shefi i policisë greke: Vrasja e boksierit nuk ka lidhje me ekzekutimin e shqiptar

2 Qershor 2021, 19:42 Nga DOSJA
‘Kontratat e vdekjes’ do të vazhdojnë/ Shefi i

GREQI-Vrasjet e rënda që kanë ndodhur në Greqi ditët e fundit kanë tronditur Greqinë por gjithashtu kanë ngjallur dyshime nëse ekziston një lidhje mes ekzekutimit të shqiptarit dhe boksierit grek.

Sipas Protothema shefi i policisë në Greqi George Kalliakmanis foli në lidhje me vrasjen e Tassos Berdesis dhe 32-vjeçarit me origjinë shqiptare në një kafene në Sepolia, Aris Papas.

Ai tha se shqiptari u vra nga mafia dhe nuk ka lidhje me ekzekutimin e boksierit grek. “Rastet nuk janë të lidhura. Shqiptari ka të bëjë me mafien shqiptare dhe tregtinë e drogës. Berdesis ka të bëjë me gjëra të tjera, me një hakmarrje në Patras, vrasje dhe përleshje” tha George Kalliakmanis.

Frika ekziston se breshëria e ekzekutimeve gjakftohta do të vazhdojë në muajt e ardhshëm. Institucionet greke kanë hartuar një raport që evidenton faktin se në listën e zezë janë 500 mafiozë që veprojnë në vendin fqinj, një pjesë jashtë, një pjesë të dënuar po që vijojnë aktivitetin nga burgu.

Gjëja më shqetësuese që tregon erozionin e mekanizmit shtetëror është fakti se shumica e 500 “mafiozëve” të përmendur në raport janë arrestuar, akuzuar, burgosur, por vazhdojnë aktivitetet e tyre të patrazuar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aris papas george kalliakmanis greqi tassos berdesis aris papas george kalliakmanis greqi tassos berdesis

Sondazh

Poll