Bota

Përfundon takimi mes përfaqësuesve të AAK-së dhe Osmanit: Zgjedhjet të mbahen pas 22 tetorit

2 Qershor 2021, 18:08 Nga DOSJA
Përfundon takimi mes përfaqësuesve të AAK-së dhe

KOSOVË- Takimi mes Presidentes Osmani dhe AAK-së, për vendosjen e një datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka përfunduar. Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, në takim me Osmanin, i ka kërkuar asaj që caktimi i datës së zgjedhjeve lokale të vendoset në përputhje me afatet kushtetuese, në mënyrë që të mos shkurtohet mandati i kryetarëve aktual të komunave.

Ai ka thënë se nuk kanë parapëlqyer që të vendosin asnjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve, por mjafton që të jetë pas datës 22 tetor. 

“Diskutuam për përgatitjet për zgjedhjet lokal në takim ishte Shefi i Shtabit e bëra publik qëndrimin e Aleancës dhe është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen në afatet kushtetuese, mandati të mos shkurtohet dhe të ketë një konsultim që zgjedhjet të ndodhen në afatet kohore. Aty i diskutua data 31 dhe mandati i kryetarëve përfundon me 22 tetor dhe nuk është mirë me ju ndal mandati asnjë ditë. Jo s’kemi parapëlqyer me rëndësi është që mandati të jetë i plotë”, ka deklaruar Tahiri.

LAJMI KRYESOR: Vjosa Osmani konsultohet me partitë politike për datën e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Hoxhaj: Kërkuam të mbahen më 31 tetor

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora besnik tahiri zgjedhjet lokale ne kosove besnik tahiri zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2021, 15:38

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj mediumit zviceran lidhur me intevistën që kishte bërë, ku flitej edhe për krimet e l...