Bota

Redaktori i gazetës zvicerane “NZZ” i përgjigjet akuzave të ministres Gërvalla për pohime të pasakta në tekstin e int

2 Qershor 2021, 18:35 Nga DOSJA

KOSOVË-  Ministrja Donika Gërvalla ka reaguar sot ndaj mediumit zviceran lidhur me intevistën që kishte bërë, ku flitej edhe për krimet e luftës e UÇK-në. Gërvalla tha se pohimet e artikullit nga NZZ ishin të pasakta lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“NZZ publikoi pohimin e rremë se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, -ka shkruar Gërvalla në twitter.

Nuk ka vonuar as reagimi i redaktorit të gazetës “NZZ” , i cili ka sqaruar fjalët e tekstit të intervistës në një përgjigje të postimit të bërë nga Gërvalla.

“Autori ynë Andi Reich ka shkruar se “krimet e pasluftës, kryesisht janë kryer nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ai nuk pretendon që ka përgjegjësi kolektive të UÇK’së, por thotë se keqbërësit kanë përgjegjësi individuale”,– ka shkruar redaktori Andreas Ernst.

“Përveç kësaj, në komunikatën e NATO-së nuk thuhet që UÇK-ja u shpërbë në qershor, por më 20 shtator 1999. NZZ e ka prezantuar situatën në mënyrë korrekte”,- ka përfunduar redaktori.

Diten e djeshme mediumi zvicerian publikoi një intervistë të Donika Gërvalla  ku në të shkruhej se ajo  kërkonte që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidheshin. Gjithashtu përmendej se Gërvalla kishte pohuar se pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora andreas ernst. donika gërvalla nato uck andreas ernst. donika gërvalla nato uck

Sondazh

Poll

Bota 2 Qershor 2021, 15:38

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj mediumit zviceran lidhur me intevistën që kishte bërë, ku flitej edhe për krimet e l...