Politike

2 Qershor 2021, 10:57 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Turqi, ku do të zhvillojë takime me investitorë për dy ditë. Në këtë vizitë zyrtare, shefi i qeverisë ka zgjedhur të marrë me vete dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Vetë Rama në një status në Facebook, shkruajti se do të vëzhgojë ecurinë e projekteve për bashkëpunimin dypalësh të dy vendeve.

Kreu i qeverisë shton krah fotos ku duket se zbret nga avioni se do të takohet me investitorë të ndryshëm turq të disa fushave si teknologjia, turizmi, energjia, farmaceutika dhe transporti, por pa dhënë shumë detaje.   

Rama në Turqi është takuar edhe me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në zyrën e këtij të fundit, të cilin e ka konsideruar edhe si mik.

Vizita e Ramës në Turqi bëri që ai dhe Veliaj mos të merrnin dot pjesë në Asamblenë Kombëtare të PS-së, e cila u mbajt online pasditen e sotme nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla. Në asamble u miratua ngritja e një komisioni të posaçëm për zhvillimin e analizës së punës së bërë nga anëtarët dhe rezultateve të zgjedhjeve të 24 prillit 2021.

Në filtër do të jetë edhe puna e kryer nga patronazhistët. Balla tha gjithashtu se në Kongresin e Jashtëzakonshëm do të paraqitet vizioni “Shqipëria 2030” si dhe tha se PS-ja do të nisë fushatën më të madhe të hapjes ndonjëherë.

(f.m;I.A;k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 qershor 2021 edi rama rama vizite ne turqi asambleja e ps 2 qershor 2021 edi rama rama vizite ne turqi

Sondazh

Poll