Politike

‘Amerikanëve s’u ha qoshja për ne’/ Baton Haxhiu s’përmbahet, i kthehet ish-ambasadorit: Ndryshe shkruan, ndryshe fle

2 Qershor 2021, 06:34 Nga DOSJA
‘Amerikanëve s’u ha qoshja për ne’/ Baton Haxhiu

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu dhe ish-ambasadori i Shqipërisë, Agim Nesho janë përplasur për rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë. Të dy të ftuar në emisionin “Opinion” kanë komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim. Më pas debati ka kaluar në personale, pasi Haxhiu e ka akuzuar Neshon për dy fytyrësi.

PJESË NGA BISEDA: 

Baton Haxhiu: Fryma e asaj që po ndodh është rrjedhojë e diskursit që ka krijuar komunitetit ndërkombëtar ndaj presidentit Meta.

Agim Nesho: Kush?

Baton Haxhiu: Nuk ka më të madh në këtë vend ku jam sesa ambasadorja amerikane.

Agim Nesho: Do të na futësh në konflikt me ambasadoren.

Baton Haxhiu:Po e dëgjove me vëmendje, ajo tha popullit amerikan. Popullit amerikan nuk i ha qoshja. Marrëdhënia është me institucionet. Ata përfaqësojnë popullin dhe me vende e institucione. Jo me mua, as me ty. Ajo që ke shkruar dhe ajo që thua në studio janë dy Nesho. Nuk më rrinë. Nesho i librit dhe ai në studio nuk më rrinë.

Agim Nesho: Ka mendimin e tij. Më bëri reklamë për librat se nuk i blen njeri. Le të shkojnë t’i blejnë.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike baton haxhiu ilir meta yuri kim baton haxhiu ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll