Politike

Pas 25 prillit bëhen llogaritë! Rritja&tkurrja e PD-së e PS-së në secilin nga 12 qarqet, kush doli më i fituar nga &#

2 Qershor 2021, 10:52 Nga DOSJA

TIRANË– Në javët pas zgjedhjeve të 25 prillit shpesh është përmendur fakti që PD-ja ka shënuar rritje të ndjeshme të votave, krahasuar me rezultatet e vitit 2017. Analisti Eduard Zaloshnja, i njohur për ‘deshfrimin’ dhe organizimin e Exit-polleve të ndryshme ka pasqyruar me shifra rritjen dhe tkurrjen e shënuar nga dy partitë e mëdha. Në një analizë të publikuar në BalkanËeb, ai shkruan se në rang kombëtar, rritja reale e PD-së ishte 43%, ndërsa e PS-së ishte me 6%, duke përdorur vitin 2017-ta për krahasim.

“Rritja spektakolare e PD-së (pothuaj me 200 mijë vota, pas faktorizimit të dy faktorëve të mësipërm) nuk i siguroi dot asaj më shumë se 59 mandate – ajo rritje thjesht e nxorri nga gropa elektorale e zgjedhjeve të 2017-ës (ku mori vetëm 43 mandate). Ndërsa rritja e PS-së me 30 mijë vota (pas faktorizimit të dy faktorëve të mësipërm) nuk i siguroi asaj më shumë se 74 mandate (aq sa kishte marrë më 2017),”-shkruan ai. Sa i përket qarqeve, PD ka dalë më mirë në Elbasan, por ka dështuar në Gjirokastër. Ndërsa socialistët kanë “shkëlqyer” në Dibër, ndërsa në Kukës duhet që të përpiqen më shumë. 

Nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Socialiste arriti që të siguronte 74 mandantate deputetësh në të gjithë vendin, ndërsa demokratët morën 59 ulëse, duke lënë LSI me 4 dhe PSD e Tom Doshit me 3.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike eduard zaloshnja zgjedhjet 25 prill 2021 eduard zaloshnja zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll