Politike

‘Meta duhet të japë dorëheqjen’/ Nesho i kthehet keq Haxhiut: Je në krah të Edi Ramës, nuk je kredibël. Analisti mbet

2 Qershor 2021, 05:44 Nga DOSJA
‘Meta duhet të japë dorëheqjen’/ Nesho i kthehet keq

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu tha se sipas tij Meta moralisht duhet të japë dorëheqjen nga detyra. Sipas Haxhiut, ai e ka humbur peshën e tij dhe nuk është president i vendit. Teksa po fliste për çështjen e shkarkimit të presidentit Meta në ‘Opinion’, Haxhiu u ndesh me mendimin e Agim Neshos i cili i tha se është njeriu i Edi Ramës.

Për mua Ilir Meta si president i vendit moralisht duhet të japë dorëheqje. Ilir Meta nuk është president i vendit, nuk përfaqëson as veten, as zyrën, as institucionin, pasi ka humb peshën e tij. Për hir të asaj që është formal presidentin e mban vetëm pesha e asaj që quhet, moment i zgjedhjes së tij, që është zgjedhur me një akt juridik. Akti moral nuk e mban. Çfarë e mban presidentin Meta? Vetëm vetja e tij e mban. Ai nuk e kupton që posti i presidentit nuk ka kuptim me Ilir Metën. Ka një kohë të gjatë moralisht që rri aty kot,”, u shpreh Haxhiu.

Nesho: Kush e përcakton moralin more. Ti je njeriu që je në krah të Edi Ramës dhe nuk je kredibël në atë që shpreh.

Haxhiu: Kush? Po pse unë në krah të Edi Rams, për faktin se kam bindje dhe qëndrim se ai është kryeministër i mirë?

Nesho: Në shumë qëndrime je me Edi Ramën. Dhe do marrësh përgjegjësi morale me vonë.

Haxhiu: E marr e marr…

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike baton haxhiu sherri haxhiu-nesho baton haxhiu sherri haxhiu-nesho

Sondazh

Poll