Politike

Konflikti me Izraelin, ambasadorja e Palestinës në Shkodër: Vlerësojmë qëndrimin e Shqipërisë

2 Qershor 2021, 10:37 Nga DOSJA
Konflikti me Izraelin, ambasadorja e Palestinës në Shkodër:

SHKODËR– Ambasadorja e Palestinës, Hana Shaëa ka qënë e pranishme ditën e sotme në Shkodër, aty ku ka takuar Myftinë e qytetit dhe myftinë Muhamed Sytari.

Gjatë takimit ajo tha se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet. Shawa shtoi se vlerëson qëndrimin e Shqipërisë. Sipas saj Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por s’ka të drejtë të sulmojë.

Falënderoj Myftininë i cili na priti në këtë takim vëllazëror sot! Erdhëm edhe për t’ju mbështet ju dhe kauzën tuaj që mbështesni popullin e Palestinës! Qëndrimi juaj ndaj të vërtetës që po ndodh atje në Palestinë ka qenë për tu përgëzuar! Qëndrimi i botës ka qenë në krah të Palestinës, veçanërisht në ndërhyrjen që pati në xhamin atje! Palestina që në 1907-n vuan nga okupimi izraelit! Mediat në Izrael janë munduar ta fshehin atë çfarë po ndodh. Ne vlerësojmë qëndrimin e shtetit shqiptar! Ne nuk kapemi me një fjali të thënë nga ministria! Izraeli nuk ka të drejtë të vrasë fëmijë të pafajshëm, të dhunojë, të shkatërrojë! Nëse marrim vetëm fjalinë e thënë nga ministria e jashtme se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dakord ai ka të drejtë të mbrohet por nuk ka të drejtë të sulmojë e vrasë! Ne jemi në të njëjtën anë me ministrinë, nuk gjykojmë një fjali të Ministrisë së Jashtme”, tha ambasadorja.

(a.b)/dosja.al

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike hana shawa hana shawa

Sondazh

Poll