Politike

“Pse s’dekorove Koha Jonë”/ Ylli Manjani i përgjigjet Nikoll Lesit në vend të Metës: Po deshe, duhet ta kesh emrin Va

2 Qershor 2021, 08:17 Nga DOSJA
“Pse s’dekorove Koha Jonë”/ Ylli Manjani i

TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani i ka kthyer përgjigje botuesit Nikoll Lesi, i cili kërkonte dje nga presidenti Ilir Meta, arsyen se pse nuk u dekorua gazeta “Koha Jonë”. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se presidenti ka dekoruar Vasil Laçin, dhe një nga kriteret për tu dekoruar është të kesh qëlluar mbi mbretërit.

IRONIA E YLLI MANJANIT:

Nikollë!

Dekoratën e merituar të gazetës Koha Jonë e mori Vasili… Laçi dmth… pas vdekjes. Koha Jonë është akoma gjallë.

Po deshe dekoratë duhet ta kesh emrin Vasil Laçi dhe të kesh shti (qëlluar) mbi mbretin.
Gazeta Koha Jonë vetëm është qëlluar nga mbretërit.
Ndaj ska dekoratë.

Dje, botuesi Nikoll Lesi, në një shkrim tejet kritik me presidentin Ilir Meta ngrinte shqetësimin se pse mes dhjetra personaliteteve, mes tyre shefa kuzhine dhe këngëtarë tallavaje, nuk u dekorua gazeta “Koha Jonë”. Me rastin e 30-vjetorit, sipas Lesit, media që ai ka themeluar dhe drejton meriton vlerësim për rolin e pazëvendësueshëm që ka patur në shtypin shqiptar.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazeta koha jone nikoll lesi ylli manjani gazeta koha jone nikoll lesi ylli manjani

Sondazh

Poll