Politike

“Tersin e Pojanit kush takon, n’hale të gomerëve përfundon”, ‘rikthehet’ Hasan Kamberi, shkrin talentin, i thur bej

2 Qershor 2021, 06:56 Nga DOSJA

TIRANË– Takimi i ambasadores amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim me kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka marrë vëmendjen e “ndjekësve” të rregullt të zhvillimeve politike. Mes ironive të komentuesëve, më i veçanti ka qenë ai i Hasan Kamberit, sigurisht që jo ai i vërteti. 

Duke e cilësuar ambasadoren Kim si “tersi i Pojanit”, ndërsa parashikon se edhe Shehaj do të ketë fatin e deputetes Rudina Hajdari, e cila nga zgjedhjet e fundit nuk siguroi dot mandat. 

POEZIA PËR TAKIMIN:

Znj, Kim, “Tersi i Pojanit”
Zj, Kim shumë e “ndyruar”
Agron Shehajn paska takuar,
Për Agronin është ogur i keq,
Që u takua me këtë “dreq”
E takoi atë dhe Rudina Hadari,
Por “hëngri dru” siç ha gomari,
“Tersin e Pojanit” kush takon,
N’hale të gomerëve përfundon.

Hasan Zyko Kamberi, është poet i njohur, i cili lindi në Starje të Kolonjës në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj rudina hajdari yuri kim agron shehaj rudina hajdari yuri kim

Sondazh

Poll