Politike

Rama në Turqi! PS mbledh Asamblenë, Balla: Do ngrihet komisioni për të analizuar 25 prillin, partia do zgjerohet. Në filtë

2 Qershor 2021, 06:47 Nga DOSJA
Rama në Turqi! PS mbledh Asamblenë, Balla: Do ngrihet komisioni

TIRANË– Partia Socialiste ka mbledhur sot online Asamblenë Kombëtare, në mungesë të kryetarit Edi Rama, i cili është nisur për një vizitë zyrtare në Turqi. Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Partia Socialiste mori vendimin për ngritjen e një komisioni të posaçëm për zhvillimin e analizës së punës së bërë nga anëtarët dhe rezultateve të zgjedhjeve të 24 prillit 2021.

Balla tha se analiza do të ketë tre faza, dhe do të nisë më 15 qershor të këtij viti. Më 22 janar të vitit të ardhshëm do të përmbyllet. Faza e parë do të zgjasë nga 15 qershori deri më 15 nëntor, periudhë gjatë të cilës do të zgjidhen edhe bashkë-drejtuesit e rinj të organizatave socialiste.

Këshillët Socialiste të Njësive Administrative do të jenë në fokus të fazës së dytë që do të nisë më 15 nëntor të këtij viti dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Ndërsa në fazën e tretë, analiza për zgjedhjet e 25 prillit do të thellohet në nivel qarku e bashkish. Në filtër do të jetë edhe puna e kryer nga patronazhistët. Balla tha gjithashtu se në Kongresin e Jashtëzakonshëm do të paraqitet vizioni “Shqipëria 2030” si dhe tha se PS-ja do të nisë fushatën më të madhe të hapjes ndonjëherë.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë, foli edhe Arben Pëllumbi. Ky i fundit numëroi anëtarët e Partisë Socialiste, të cilët i quajti ‘shokë dhe shoq’ si dhe theksoi zbatimin e kuotës gjinore. Patronazhistët, Pëllumbi i falenderoi, pasi sipas tij, ata e ndihmuan partinë të dilte faqebardhë.

Më 12 qershor, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste, socialistët pritet të mbajnë dhe Kongresin e Partisë. Vetë kryeministri Rama ktha se kjo datë është zgjehdur pasi ka të bëjë me numrin e viteve që janë në qeveri. Kryesocialisti u shpreh se 30-vjetori Ii festës së PS-së do të nisë një fushatë hapjeje për patinë, si dhe do të krijojë mundësi për të rinjtë që duan të jenë pjesë e këtyre strukturave.

5 vendimet e marra në Asamble:

Mbajtja e zgjedhjeve në strukturat vendore të parties

Zhvillimi i fushatës së anëtarësimeve të reja në parti

Përfundimi i procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë

Miratimi i Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për fazën Qershor-Dhjetor.

(a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 qershor 2021 partia socialiste asambleja e ps 2 qershor 2021 partia socialiste

Sondazh

Poll