Politike

‘Të kujtoj që ne të dyve varri na ndan’/ Spartak Braho përshëndet live Ilir Metën: Takohemi në atë botë dhe do flas

2 Qershor 2021, 05:14 Nga DOSJA
‘Të kujtoj që ne të dyve varri na ndan’/ Spartak

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, i cili ka qenë pjesë e themelimit të LSI përshëndeti publikisht presidentin Ilir Meta, duke i kujtuar këtij të fundit një shprehje që e kanë përdorur se ata të dy i ndan vetëm varri.

Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Frontline’, Braho theksoi se ai ka qenë themelues i PS, ndërsa sipas tij Meta u sëmur shpejt në këtë parti, duke shtuar se ai nuk ka bërë asnjë të mirë për vendin, përveç rrugës së Gjirit të Lalzit.

“Të përshëndes Ilir Meta dhe po të kujtoj që ne të dyve varri na ndan. Është një partizan i brigatës së shtatë sulmuese dhe sa herë takohesh me Ilir Metën i thoshte puno, bëj rrugën e skrapartit, të Çepanit. Rrugët e Gjirit të Lalëzit i ka bërë. Ndoshta takohemi në atë botë dhe do flasim. Ne nuk na lidhin miqësi moshe, por është një miqësi politike e hershme. Unë jam themelues i PS ai nuk është, nuk ka qenë në Kongresin e parë të PS erdhi më vonë. U sëmur shumë shpejt në atë cilësi dhe sëmundja politikanët pragmatisë i mbërthen”, tha Braho.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta spartak braho ilir meta spartak braho

Sondazh

Poll