Politike

Si do të rishkruhet historia? Frashëri “përplaset” me Pëllumb Xhufin

1 Qershor 2021, 22:10 Nga DOSJA
Si do të rishkruhet historia? Frashëri “përplaset” me

TIRANË– Historiani Ermal Frashëri u përball me kolegët Pëllumb Xhufi e Marenglen Kasmin në lidhje me nismën e Akademisë së Shkencave për të rishkruar historinë. Frashëri e cilësoi të gabuar qasjen e deritanishme.

“Duhet parë qasja ndaj një projekti historik siç është ky për historinë. Si mund të pretendohet që do të dilet me versione institucionale dhe zyrtare të historisë? Mendoj se duhet të flitet për këtë. Në shkencë nuk ka qëndrime institucionale. Çdo individ flet si autor, ose si grup autorësh”, tha ai.

Pëllumb Xhufi iu përgjigj duke deklaruar se Akademisë së Shkencave nuk i mungon pavarësia dhe as grupit të personave që janë caktuar për rishikimin e historisë.

“Akademia është e pavarur dhe do ta bëjnë persona që kanë emër dhe që do të vënë faqen e tyre, janë persona që janë provuar e sprovuar”, tha ai.

Marrë nga Hapur.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ermal frashëri marenglen kasmi pëllumb xhufi ermal frashëri marenglen kasmi pëllumb xhufi

Sondazh

Poll