Politike

“Mund të dalë dhe lakuriq”, Nesho përplaset me Haxhiun për shkarkimin e Metës: Ç’do të thotë politikë morale

1 Qershor 2021, 22:04 Nga DOSJA
“Mund të dalë dhe lakuriq”, Nesho përplaset me

TIRANË– Baton Haxhiu dhe Agim Nesho janë përplasur mbrëmjen e sotme, teksa komentonin nisjen e procedurës së shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. I ftuar në “Opinion”, Haxhiu tha se Meta ka bërë shkelje morale, ndërsa Nesho e kundërshtoi. Nesho tha se Meta mund të dalë dhe lakuriq dhe sërish të rrijë në detyrë, sepse mund të mos ketë turp.

Pjesë nga biseda:

Baton Haxhiu: Për mua Ilir Meta si president i vendit moralisht duhet të japë dorëheqje. Ilir Meta nuk është president i vendit, nuk përfaqëson as veten, as zyrën, as institucionin, pasi ka humb peshën e tij.

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë kjo?

Baton Haxhiu: Për hir të asaj që është formal presidentin e mban vetëm pesha e asaj që quhet, moment i zgjedhjes së tij, që është zgjedhur me një akt juridik. Akti moral nuk e mban. Çfarë e mban presidentin Meta? Vetëm vetja e tij e mban. Ai nuk e kupton që posti i presidentit nuk ka kuptim me Ilir Metën.

Blendi Fevziu: Ç’domethënë…për të qëndruar President…

Baton Haxhiu: Ai e ka humb kuptimin. Ky ka bërë veprime konkrete dhe mosdekretim të ministrave

Agim Nesho: Ore Baton, ç’domethënë politikë morali? Ai mund të dalë dhe lakuriq dhe ky është një akt moral. Unë e ti do jepnin dorëheqje se do na vinte turp, ai qëndron… çfarë do të thotë kjo.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agim nesho baton haxhiu agim nesho baton haxhiu

Sondazh

Poll