Politike

Haxhiu: Meta e ka humbur peshën, duhet të japë dorëheqjen

1 Qershor 2021, 21:55 Nga DOSJA
Haxhiu: Meta e ka humbur peshën, duhet të japë dorëheqjen

TIRANË– Duke folur në studion e “Opinion”, lidhur me procesin e shkarkimit të presidentit nga parlamenti, analisti Baton Haxhiu tha se sipas tij Meta moralisht duhet të japë dorëheqjen nga detyra.

Sipas Haxhiut, ai e ka humbur peshën e tij dhe nuk është president i vendit.

“Për mua Ilir Meta si president i vendit moralisht duhet të japë dorëheqje. Ilir Meta nuk është president i vendit, nuk përfaqëson as veten, as zyrën, as institucionin, pasi ka humb peshën e tij. Për hir të asaj që është formal presidentin e mban vetëm pesha e asaj që quhet, moment i zgjedhjes së tij, që është zgjedhur me një akt juridik. Akti moral nuk e mban. Çfarë e mban presidentin Meta? Vetëm vetja e tij e mban. Ai nuk e kupton që posti i presidentit nuk ka kuptim me Ilir Metën”, u shpreh Haxhiu.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike baton haxhiu shkarkimi i metes 2 baton haxhiu shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2021, 18:42

TIRANË– Deputeti Spartak Braho e ka konsideruar një mashtrim deklaratën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili një ditë më parë deklaroi se ish-ambas...