Politike

“Do të të vij në zyrë nëse nuk pushon hetimet!” Llalla tregon takimin me biznesmenin e Bankers: Erdhi bashkë me Donald

31 Maj 2021, 19:39 Nga DOSJA
“Do të të vij në zyrë nëse nuk pushon

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka treguar se si ish-ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu i ka shkuar në zyrë bashkë me një prej ortakevë të Bankers dhe i ka kërkuar që të mos vijojë hetimet për këtë kompani. Pavarësisht presioneve, Llalla tha se ai i përcolli duke u thënë se do t’i vahzdonte hetimet për kompaninë në fjalë. 

Pjesë nga biseda:

Peka: Tashmë është e njohur për median, është një email që Donald Lu ju ka dërguar ju dhe thotë: Z. Llalla faleminderit për përgjigjen tuaj të shpejtë, nuk mund të theksoj mjaftueshëm se sa i shqetësuar jam personalisht për pasoja e ndjekjes penale të këtyre personave të Bankers Petroleum nga prokurori i Fierit. Në çdo vend tjetër do të prisnim të shihnim gjoba dhe penalitete administrative. Akuzat penale janë të pazakonta. Kjo do të ketë një ndikim kryesor në aftësinë e Shqipërisë për të tërhequr investime të huaja pikërisht kur ministri Gjiknuri po përpiqet të kërkoj investime të huaja që të marrin pjesë në ankand për blloqet e naftës në Shqipëri. Dua te jem i sinqertë me ju që është dyshimi im që trysnia dhe presioni politik është pas vendimit të prokurorit të Fierit. Ne do ta ndjekim këtë çështje nga shumë afër, me respekt Donald Lu.”

Kjo është Email i dërguar nga Donald Lu, çfarë e lidh Donald Lu me Bankers dhe cila është e vërteta, a kishit ju dyshime që prokurori i Fierit i ka kërkuar ryshfet Bankers.

Llalla: Prokurori i Fierit ka ushtruar në mënyrë korrekte punën, ai që ka pasur çështjen ka nisur një hetim në rrugë normale për situatën që ndodhi në disa puse nafte që sollën pasoje në zonën naftëmbajtëse, por edhe pronat e banorëve dhe ka qenë një nga debatet e tjera që kam pasur me zotin Lu.

Peka: Lu ndërhyri për çështjen e Bankers dhe te Fevziu keni thënë që ju ka njoftuar një biznesmen i fuqishëm, që nëse nuk do të pushoni çështjen zoti Lu do të vijë në zyrën tuaj, a ndodhi kjo?

Llalla: Si e kam përmendur atje po.

Peka: Zoti Lu ju erdhi me pronarin e Bankers?

Llalla: Po ne u prezantuam dhe rezultoi që ai ishte pronari ose menaxheri që vinte nga Kanadaja.

Peka: Dhe si u ndatë nga ky takim?

Llalla: Në të njëjtat rrethana, duke këmbëngulur që prokuroria do të hetoj rastin në mënyrë korrekte deri në fund dhe nëse do të vlerësoj që nëse kishte përgjegjësi penale një punonjës i kompanisë do të shkonte drejt përgjegjësisë penale ose në të kundërt çështja do të merrte një rrugë tjetër.

Peka: Ju nuk e ndaluar hetimit?

Llalla: Jo asnjëherë, i kemi kërkuar kompanisë që të ç’dëmtonin banorët e asaj zonës që edhe sot besoj që janë pa banesa, por asnjë nuk e mori këtë përgjegjësi.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll