Politike

Ka komshi Damian Gjiknurin? Llalla: S’e them dot me saktësi…nuk di që ai të jetë hetuar

31 Maj 2021, 19:08 Nga DOSJA
Ka komshi Damian Gjiknurin? Llalla: S’e them dot me

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla tha se prokuroria mund të gjejë edhe shumë emra të tjerë zyrtarësh dhe jo vetëm që kanë blerë prpna me vlerë më të ulet se tregu.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla u pyet nëse fqinj me vendin ku ka blerë tokën ka Damian Gjiknurin dhe tha se nuk ka asnjë informacion për këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Peka: A ka emra të tjerë të njohur ngjitur me pronën tuaj që mund ta kenë blerë më lirë?

Llalla: Në dijeninë time, ka shumë emra të njohur, personazhe publike, zyrtarë, të dhënat e të cilëve mund të gjenden lehtësisht brenda deklarimit të pasurive, ku çdo kush mund ti gjejë. Ashtu siç ka pasur mundësinë prokuroria që krahas rastit tim, ku janë mbledhur të dhënat për të gjithë tokat kufitare, ku çmimi është më i ulët, ku kanë dalë edhe emrat e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve, në asnjë rast tjetër nuk është filluar hetimi, përfshirë ministra dhe ish-ministra.

Peka: Është komshi me ju Damian Gjiknuri?

Llalla: Nuk mund të them me saktësi, se cili është komshi apo jo.

Peka: Kur është bërë hetimi, rezulton se Gjiknuri është komshi me ju dhe e ka blerë me rreth 3 mijë lekë, pra me gjysmën e çmimit tuaj. A keni dijeni se ka nisur hetimit për Gjiknurin?

Llalla: Nuk di të ketë nisur hetim si për Gjiknurin, apo rast tjetër të kësaj natyre.

Peka: Gjergj Bojaxhi?

Llalla: Unë jam rast i vetëm që ka nisur hetimi, prandaj këmbëngul se hetimi ndaj meje ka qenë i paravendosur dhe vendimi nga gjykata atë ditë ka qenë i paravendosur.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla damian gjiknuri adriatik llalla damian gjiknuri

Sondazh

Poll