Politike

A e justifikon 1 miliardë lekë pasuri? Llalla: S’I njoh këto shifra, janë thënë nga një shpifës ordiner, s’dua t’i

31 Maj 2021, 19:14 Nga DOSJA
A e justifikon 1 miliardë lekë pasuri? Llalla: S’I njoh

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla e ka konsideruar shpifje dhe mashtrim deklaratën e Alfred Pezës për pasuritë e tij. I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla tha se nuk është e vërtetë që ai ka pasur 1 milionë euro pasuri dhe se këto fjalë janë thënë nga një shpifës.

Pjesë nga biseda:

Peka: Z. Llalla, realisht, pasuria juaj sipas raportimeve mediatike, shkon diku tek 100 milion lekë (të reja). Pak a shumë sa ajo e ish-gazetarit dhe ish-deputetit Alfred Peza, për të cilin ju kishit hapur hetim për pastrim parash. Është me të vërtetë shumë e madhe kjo për një zyrtar shteti… Kjo pasuri a justifikohet me të ardhurat e ligjshme gjatë jetës tuaj?

Llalla: Realisht vlera që përmendët është përdorur nga media dhe pikërisht nga personi që përmendët. Emrin e tij nuk dua të përmend e as të dëgjoj. Bëhet fjalë për një shpifës ordiner i cili gjatë gjithë këtyre viteve është marrë personalisht me mua dhe familjen time, duke shpifur, aluduar histori nga më të paimagjinueshmet. Në rastin konkret pasuria ime nuk është çmimi. Nuk është problem që të kisha pasuri në ato vlera. Por pasuria nuk është ajo në ato vlera. Ai është çmimi që pasuritë janë rivlerësuar. Dua të shpjegoj se çfarë thotë ligji për rivlerësimin e pasurive se kjo është edhe një ndër arsyet e tjera ku pretendohet dhe bazohet akuza ndaj meje. Ligji për rivlerësimin e pasurive del gjithmonë në varësi të rrethanave kur shteti ka interes për të rivlerësuar pronë në zhvillim më një zonë të caktuar. Interesi i shtetit është se në një periudhë të caktuar përfiton 2 % të tatimit për pronat që rivlerësohet, ndërsa subjekti në rastin tim unë, shmangin në të ardhmen një tatimi prej 15% që është detyrim për tu paguar në favor të shtetit. Më ka rastisur në të dy herët janë edhe momentet kur kanë dalë rastet e rivlerësimit të pronave.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll