Politike

KORRUPSION GALOPANT! “Cili është ‘dëmi’ më i madh që keni bërë?”, Llalla: Vendimi i DASH s’më bën të ndihem

31 Maj 2021, 19:27 Nga DOSJA
KORRUPSION GALOPANT! “Cili është ‘dëmi’ më

TIRANË– Vendimi i DASH për ta shpallur non-grata nuk e bën të ndihet krenar, por sipas ish-kryepeokurorit Adriarik Llalla, nuk lanë pasur asnjëherë rë dhëna konkrete.

I ftuar në Çim Peka Live, Llalla, referuar vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e konsideroi si të përfshirë në korrupsion galopant, u pyet se çfarë dëmi kishte bërë realisht.

Llalla përsëriti se për këtë vendim, DASH nuk kishte asnjë provë konkrete, përveç deklaratave të Alfred Pezës.

Pjesë nga biseda:

Peka: Natyrisht, procesi penal zhvillohet në gjykatë. Por, kur bëhet fjalë për ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, njeriun që ka pasur fatet e shumë njerëzve në dorë, ka një interes shumë të lartë publik. Aq më tepër që emri juaj shënoi një rekord botëror, si personi i parë në planet që Sekretari Amerikan i Shtetit i bëri publike ndalimin, duke e shpallur ‘non grata’ për korrupsion madhor. Zoti Llalla, cili është korrupsioni madh që keni bërë ju dhe përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ju konsideroi si të përfshirë në korrupsion galopant?

Llalla: Është një vendim i DASH që normalisht nuk më bën të ndihem aspak mirë, krenar, as veten as familjen time, as si shqiptar, as ballkanas apo evropian, sepse dal se kryeprokurori shqiptar del si më i korruptuari në botë, pa ju referuar një rasti konkret. Të dalë edhe në shumë kontinente të tjera, jo veç këtu. Pra flasim për kryeprokurorin që del si njeriu më i korruptuar në vend. Faktet që ju referuan DASH janë të çuditshme për mua. Unë do të ju referohem një përgjigje që vetë DASH i ka kthyer prokurorisë shqiptare lidhur me të dhënat që ata kërkuan për arsyen e ndalimit.

Nuk ka asnjë fakt, siç u citua. Del qartë që DASH thotë se ka një informacion në publikun e gjerë, por se kush është ky informacion, prej shumë vitesh juve si gazetar, nuk ka ndodhur ndonjë rast që një qytetar, shtetas, gazetar, përfshirë edhe ai individi që përmendëm më përpara të më thotë një rast korrupsioni në të cilin Llalla është i përfshirë, në një çështje të caktuar temë të caktuar korrupsioni. Opinioni i DASH është krijuar në bazë të këtij portali anonim të krijuar nga ky ish-deputet.

Peka: Ju po thoni se sekretari Tillerson ju ka shpallur non grata se ka besuar portalin e Alfred Pezës?

Llalla: Nuk ka tjetër, nuk ka pasur asnjë të dhënë tjetër publike. Përgjigja i referohet një opinioni të gjerë publik, përveç një portali që u krijua kundër rregullave duke u betuar përditë se do të më shkatërronte mua dhe familjen time, etj. Qëllim që deri diku ka arritur ta realizojë duke e kthyer në një konflikt personal e jo vetëm ligjor.

Peka: Alfred Peza nuk tremb njeri, është ish-gazetar, ish-deputet, një prej megafonave të Ramës, por gjithsesi është pak e papranueshme të mendojmë se Peza paska ndikim tek ambasada këtu apo DASH për të ju shpallur non grata. Ky sulm ju ka ardhur nga ambasada këtu duke përdorur portalin e Pezës, apo mendoni se ka edhe politikanë të lartë kundër jush.

Llalla: Në morinë e të gjithë këtyre që përmende secili ka rolin e vete. Unë po e nis nga politikanët shqiptare. Gjatë kohës që ish kryeprokuror, shumë zyrtarë të lartë, përfshirë politikanë, deputet, kryetarë bashkisë, u hetuan, dënuan, ndëshkuan për veprat që kishin kryer. Njëherazi në zbatim të ligjit të dekriminalizimit u larguan një sërë deputetësh që ishin kthyer në faktor politik në vend, sepse nuk ishin vetëm deputetë, por kishin edhe pasuri të konsiderueshme, media apo çdo material që ndikonte mbi pushtetin. Këta kanë ndikim në çështjen time. U krijuan përplasjet siç edhe rastit të krijuar vetëm për të më sulmuar mua.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll