Politike

Lindja e djalit në SHBA dhe qiraja në Gjermani, Llalla: Fatura s’i kalonte as 300 mijë lekë të reja, të tjerat i pagova

31 Maj 2021, 19:11 Nga DOSJA
Lindja e djalit në SHBA dhe qiraja në Gjermani, Llalla: Fatura

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka sqaruar faturat të cilat janë marrë nën hetim për të vërtetuar akuzat për korrupsion. I ftuar më “Çim Peka Live”, Llalla tha se në fakt shpenzimet për lindjen e djalit në SHBA, nuk i kanë kaluar 300 mijë lekë të reja.

Ndërsa qiraja për gjashtë muaj e paguar në Gjermani, është bërë pasi ai ka lënë detyrën dhe për pasojë nuk kishte më detyrim të deklaronte asgjë.

Pjesë nga biseda:

Peka: Do të vijmë tek arsyet e hetimit ndaj jush, por kalojmë të pjesa e tretë. Tek akuza e 3-të. Kati i 3-të i banesës tuaj, për çfarë akuzoheni?

Llalla: Kati i 3-të i banesës, gjykata bazohet në faktin se pretendon sipas ekspertes se kati i 3-të nuk është ndërtuar në vitin e deklaruar prej meje. Unë e kam deklaruar të përfunduar në vitin 2006, sipas ekspertes pretendohet se ndërtimi është përfunduar në vitin 2002 dhe vlera e ndërtimit ka qenë më e larta. Duke llogaritur këtu krahun e punës apo shpenzimet e tjera. Ndërkohë që puna në banesën time, që nga themelet deri në ndërtimin përfundimtar është bërë me punë vullnetaren time, të familjarëve të mi. Përveç kostos së ndërtimit, çdo shpenzim tjetër ka qenë puna jonë.

Peka: Kur është bërë ky apartament, çfarë funksioni keni pasur?

Llalla: Kam qenë oficer prokuror në disa rrethe të vendit.

Peka: Këto janë 3 akuzat që gjykata ju ka dënuar.

Llalla: Pretendohet se prej meje nuk është deklaruara vlera reale. Bëhet fjalë edhe për dy raste të tjera lidhur me shpenzimet më pas. Si shpenzimet për lindjen e djalit tonë nga bashkëshortja në SHBA dhe shpenzimet për pagesën e një qiraje 6 mujore në Gjermani.

Peka: Çfarë shpenzimesh ka pasur lindja e djalit në SHBA?

Llalla: Lindja e djalit sipas marrëveshjes së nënshkruar nga gruaja me spitalin përkatës ku është realizuar lindja, e nënshkruar në datën 2 janar 2017, në bazë të cilës bashkëshortja merrte përsipër që mbasi të faturohej nga spitali, do të paguante menjëherë detyrimet spitalore. Në atë vit, adresa ishte e një mikut tonë që jeton në SHBA, ku shkon dhe fatura spitalore. Fatura e parë ka shkuar në 17 maj të vitit 2017, ditë në të cilën është pagesa prej tij. Fatura nuk kalonte shifrën prej 300 mijë lekësh të cilat janë detyrim që subjekti e deklaroi më pas në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Shifra tjetër prej 5 mijë dollarësh është paguar pasi unë jam larguar nga funksioni dhe nuk kisha më detyrime deklarimi.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll